Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar sot 12 drejtuesit e policisë në qarqe. Ai ka dhënë porositë për ta, duke vënë theksin tek atentati me katër viktima në Dobraç të Shkodrës, ku tha se autorët duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë. Kujtojmë se drejtues i qarkut Shkodër iu emërua Fatmir Lleshaj.
Ministri shtoi se policia duhet të heqë dorë nga ndjekja e rasteve si riparime të vogla në banesat në fshat duke theksuar se misioni i policisë është tjetër, nga ai i ‘ngacmimit” të qytetarëve nga punonjës të papërgjegjshëm.