Trupa e teatrit “Migjeni” ka triumfuar ne Presheve ne “Ditet e Komedise Shqiptare”. Ne naten e fundit trupa e Shkodres u prezantua me “Tartufin” me regji dhe skenografi te Kushtrim Bekteshi. Per te bere te njohur arritjen e Teatrit “Migjeni” ne kete eveniment te rradhes, drejtorja Rita Gjeka dhe trupa kane dale para mediave ne Shkoder. Komedia e Shkodres eshte shpallur si shfaqja me e mire dhe Rita Gjeka si aktorja me e mire evenimentit. “Migjeni” ka konkurruar ne naten e peste e te fundit, duke mbajtur peshe per rreth 2 ore sallen. Nuk ka qene hera e pare qe trupa shkodrane ka marre pjese ne evenimentin e Presheves dhe natyrisht nuk do te jete e fundit. Pas aktrimit te “Migjenit” jane ndare edhe cmimet perkatese, ekzaktesisht 7 cmime, 6 nga juria profesionale dhe nje cmim special nga “Shtepia e Kultures” si mikpritese e festivalit. @ShkodraWeb