Kohët e fundit në vendin tonë kanë nisur të sulmohen rrjetet e komunikimit online. Specialistja për Sektorin e Hetimit të Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, “zbërtheu” në një deklaratë për mediat të gjithë skemën e përdorur nga personat e paautorizuar.
Këta të fundit sipas Bonjakut duke regjistruar numrin e viktimës në platformën e komunikimit “Whatsapp”, duke u shtirur sikur është numri i tyre, bëjnë kërkesë për t’i ridërguar kodin gjashtëshifrorë me arsyetimin që është dërguar gabim.
Kjo ndodh kryesisht nga persona që kanë njohje me viktimat e mundshme. Bonjaku theksoi se personat që konstatojnë problematika të tilla duhet të njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit.