Muaji tetor i çdo viti, është periudha e sensibilizimit por edhe e kontrollit për kancerin e gjirit tek gratë. “Tetori rozë”, është një muaj shumë i rëndësishëm, ku gratë janë të thirrura të parandalojnë përmes ekzaminimit të hershëm, rrezikun e një sëmundje që merr jo pak jetë çdo vit.
Në Shkodër, duket se ndjeshmëria është mjaft e lartë për tu ekzaminuar në dy pikat e vëna në dispozicion nga Operatori i Kujdesit Shendetësor. Këtë e pohon drejtorja Suida Kuka, e cila e vendos Shkodrën menjëherë pas Tiranës.
Në një intervistë për mediat, Kuka shprehet se parandalimi është prioritet dhe ekzaminimi i hershëm shpëton jetë. Nga data 12 tetor, në zonën e Veriut, do të jenë të pranishme edhe mamografitë e lëvizshme, sidomos në zonat malore kur afërsia me pikat e ekzaminimit të hapura, është e madhe.
Drejtorja Kuka përsërit thirrjen për gratë e vajzat, që të mos e nënvleftësojnë ekzaminimin përmes mamografisë, duke evidentuar se moshat mbi 45 vjeç, rezultojnë me pozitivitet më të lartë ndaj kancerit të gjirit.