Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së dytë. Vllaznia-Teuta. Një ndeshje që zgjati që rreth 100 minuta pasi kishte shumë ndalesa nga VAR. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 0-0, por Teuta ngeli me 10 lojtarë pasi Todorovski u ndëshkua me karton të kuq. Mbrojtësi ndërhyri keq ndaj lojtari të Vllaznisë dhe pas konsultimit me VAR, gjyqtari e nxjerr nga loja.
Në fraksionin e dytë, Vllaznia fiton penallti, por që më pas anullohet sërish nga VAR. 8 minuta më vonë, vendasit gjejnë golin e parë me Da Silvën. Teuta nuk dorëzohet dhe barazon me Koubemba në minutën e 74-të duke vulosur baraspeshën. Vllaznia shënon golin e dytë me Çobën, por që më pas anullohet sërish nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këtë rast u u mbyll edhe e gjithë ndeshje, ndërsa dy ekipet ndan nga një pikë duke shkuar në kuotën e 4 pikëve.