Vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas sulmit me furgon në turmën e në sheshin “Katalunja” në Barcelonë. Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.
Policia e ka përshkruar incidentin në Twitter si një “përplasje masive”. Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë. Gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë pasi kishte përplasur njerëzit. Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me incidentin, nëse është sulm terrorist si në Nisë, Berlin, Londër e Stokholm. Javët e fundit, janë parë grafiti të ndryshme në mure që kërcënojnë turistët e Barcelonës, qytet i cili vizitohet nga 11 milionë njerëz çdo vit.
https://youtu.be/PdaqjWD-GXo