Thirrjet “Rama ik” në stadiumet shqiptare, gjatë ndeshjeve të futbollit, duket se po kthehen në trend. Janë të rradha ndeshjet ku grupe tifozësh nuk thërrasin “Rama ik”, ndërsa duket se gjithmonë është dikush që i regjistron dhe i shpërndan në rrjetet sociale. Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen Kukësi- Tirana për Superligën, ndërsa videon e ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare edhe ish- Kryeministri Berisha.
“Revolucioni vazhdon ne stadiumin Air Albania me Rama ik! Nderim tifozeve Kuq e Zi qe mbajne te pashuar flaken e revolucionit! sb”, shkruan ish- kryeministri Berisha në shoqërim të videos që ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook.