Përkujtimi i 22 Mars 1992, dita kur Partia Demokratike erdhi në pushtet pas 45 viteve diktaturë, ka qenë motiv që kandidatja për deputete e PD- së për Qarkun e Shkodrës Izmira Ulqinaku, ti drejtojë një thirrje ish- të përndjekurve dhe ish- pronarëve.
Në një deklaratë të lexuar në prani të përfaqësuesve të këtyre kategorive, Ulqinaku ka bërë një kujtesë të kalvarit të vuajtjeve të kaluara gjatë regjimit komunist në vend. Në mbyllje të deklaratës, ajo ka ftuar ish- të përndjekurit dhe ish- rponarët të votojnë masivisht me 25 prill, kundë pinjollëve të Partisë Komuniste dhe të Partisë së Punës.
Në vijim, janë dhënë dëshmi të kalvarit të kaluar nga shqiptarët në diktaturë, përmes vizitës në ambjentet e Vendit të Dëshmisë dhe të Kujtesës në qytetin e Shkodrës, i vendosur në mjediset e ish- Degës së Brendshme të Shkodrës.