Grupimi më i madh i tifozërisë shqiptare që mbështet skuadrën Kombëtare të futbollit, i njohur me emrin “Tifozat Kuq e Zi”, ka festuar sot 19-vjetorin e themelimit.
“TKZ” është krijuar në vitin 2003! Ndër themeluesit e parë njihen Valentin Muhaxheri nga Peja, Anton Berishaj nga Tuzi, Artor Behluli e Burim Hana nga Prishtina, si dhe Faruk Halimi nga Shkupi. Më pas, këtij grupi iu bashkuan tifozë nga të gjitha trevat shqiptare.
Me kalimin e kohës, TKZ-ja bëri përfaqësuesit e saj në çdo vend ku jetojnë shqiptarë si në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, diasporë etj.
19-vjetori i themelimit u festua ditën e sotme nga Kruja, me një shoë të vërtetë piroteknik. Një atmosferë më të vërtetë emocionuese poshtë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.