Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës, por gjithçka ka dështuar në mënyrë spektakolare.
Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit,
Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.
Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Trianës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.