Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Vijon me këmbëngulje puna për pastrimin e mbetjeve të grumbullura ndër vite.
Pikërisht në pikën hyrëse të zonës turistike të Shirokës, shumë pranë rrugës që shërben si pikë hyrjeje në Shqipëri, situata ishte jashtëzakonisht e rëndë.
Tek ish ndërtesa e Thertores, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, është ndërhyrë duke bërë të mundur heqjen e tonelatave mbetjesh të depozituara prej kohësh, që e kishin kthyer këtë në një nga pikat më të ndotura të qytetit.