Tre shtëpi janë bërë të pabanueshme gjatë natës në Bajzë të Malësisë në Madhe. Mësohet se dy nga banesat janë të pabanuara. Ndërsa në njërën prej tyre, kanë jetuar 5 persona nga të cilët 2 persona janë me aftësi të kufizuara, të cilët as nuk dëgjojnë dhe as nuk flasin.
Shtëpitë e tjera janë të pabanuara dhe janë njëra në pronësi të një 80-vjeçarje dhe tjetra në pronësi të një 50-vjeçarje. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale shumë të mëdha, nuk ka patur dëmtime në njerëz.