Teksa kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim elektoral në qytetin e Shkodrës, dhjetëra forca policie po ushtrojnë kontrolle të gjithanshme. Kontrollit nuk i kanë shpëtuar as më të vegjlit. Partia Demokratike ka shpërndarë një video ku forcat e rendit ndalojnë një fëmijë i shoqëruar nga dy gra, ku i zhvillohen kontrolle në çantën e tij të shpinës.