Benet Beci, kandidat i PS- së për kryetar i Bashkisë Shkodër, ka zhvilluar një vizitë në kompleksin e mirënjohur turistik “Tradita Gegë & Toskë”, i njohur tashmë brenda e jashtë Shqipërisë.
Në fokus, siç është e kuptueshme, ishte turizmi dhe zhvillimi i tij, si një rrugë për fuqizimin ekonomik të Shkodrës. Ka qenë vetë Beci ai që ka publikuar një video nga takimi, duke e shoqëruar edhe me një koment:
“Monda e Gjoni prej vitesh ndërtuan Tradita Gege & Toske duke i sjellë Shkodrës një mënyrë të re shërbimi e vizitorëve një hapësirë të domosdoshme për t’u vizituar.
Njihem prej vitesh me ta; në biseda të ndryshme kemi qenë kundërshtarë e kritikues, por ajo që na ka bashkuar gjithmonë është bindja se turizmi dhe investimi për të janë një rrugë e sigurt për zhvillimin ekonomik të qytetit.”, shkruan Benet Beci në publikimin e tij në rrjete sociale.