Duke u kthyer vite pas, pak para se të përfundonte lufta, Pjetri dhe Maria Gjokhilaj lidhën kurorë. Ata u bënë prindër të 9 fëmijëve. Një familje e madhe që përfundoi me humbjen fatale të nënë Maries. Ajo nuk mundi dot të mbijetonte pas lindjes së fundit të dy binjakëve Gjonit e Mrise më 22 maj 1960.
Fëmijët ishin amaneti i saj i fundit, ndërsa mbylli syte përgjithmonë pa mësuar trishtimin që do të lindte në familje humbja e saj dhe jo vetëm dhe plotësimi i amanetit. Vdekja e së shoqes e bëri më të vrazhdë Pjetrin, ai u mbyll në vetvete nga dhembja. Një baba dhe një bashkëshort të cilit iu prenë krahët pabesisht. Binjakët e fundit, për të cilët humbi jetën nënë Maria për shkak të kushteve jo të mira ekonomike dhe vështirësisë për t’i rritur, Gjonin e Mrian i dërgojnë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Me të mbushur 4 muajsh Mria birësohet, një të vërtetë që familjarët e mësojnë shumë vite më pas, ndërsa u kishin thënë më parë se foshnja kishte vdekur.
Në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, mbrëmjen e kësaj të marte vendosi të rrëfejë historinë e vështirë të familjes së tyre vëllai i 69 vjeçares së humbur, Laze Gjokhilja i cili prej shumë vitesh tregon se është në kërkim të motrës së birësuar Mrie Gjokhilja, pa ditur asgjë për fatin e saj nëse është gjallë dhe ku ajo ndodhet.
“Ka qenë e premtja e fundit e muajit e vitit 1960 kur ajo ka lindur. Mamaja lindi edhe dy binjakë përveç meje dhe fëmijëve të tjerë. Mamaja lindi në kushtet e shtëpisë në asistencën e kunatës së saj , Gjystes. Spitalet ishin larg dhe mamaja humbi jetën pasi kur ka lindur fëmijën e parë , Gjonin nuk e dinte se do sillte në jetë edhe fëmijën e dytë Marian. Kur e ka parë që nuk ndihej mirë, i ka thënë kunatës “Amanet fëmijët”. Ka qenë 36 vjeçe kur humbi jetën dhe për 18 vite ajo ka sjellë në jetë 9 fëmijë.Atëherë ka qenë një kohë e vështirë pasi jetonim në shtëpi 24 anëtarë të një familje. dhe mamaja ka vdekur sapo hymë në shtëpinë e rregulluar. Ajo ka bërë një jetë shumë të vështirë, duke qënë se në atë kohë duhet t’i bënin të gjithë punët në blegtori. Kanë shkuar më pas për të lajmëruar në vendin e punës, babain ku i kanë dhë lajmin e vdekjes së mamasë. Gjonin e Mria, ishin emra të një lëgjende që i ka vendosur gjyshja për motrën dhe vëllain. Pas lindjes Gjonin e Mrinë i quan në shëtpinë e fëmijës në Shkodër, ku një grua nga Shkodra rreth 35-vjeçare i ushqente me gji motrën dhe vëllain tim. Kanë shkuar atëherë babi me gjyshin për të takuar këtë gruan për tu interesuar.”, thotë Laze Gjokhilja, vëllai i 69-vjeçares.
Laze vëllai 69-vjeçares së humbur ka treguar , se me të mësuar për birësimin e motrës Mrias, i ati i tyre Pjetri arrin të marrë vëllain tjetër binjak Gjonin nga shtëpia e fëmijës dhe e sjell tek fëmijët e tjerë në pamundësi për të gjetur edhe motrën,
“Atëherë xhaxhai shkon interesohet nëpërmjet një shoqate për të bërë një pagese, në instucionin e shtëpisë së fëmijës. Babai mësoi atëherë se foshnja Mria ishte birësuar, dhe babai merr Gjonin dhe e sjell në fshat tek ne dhe bëhemi tetë fëmijë. Babai nuk u martua më kurrë, në moshën 43 vjeçe i vdes gruaja, mamaja. Babai ka shkuar sërisht në institucion për t’u interesuar, por atje ithanë që djalin binjak Gjonin e ka marrë i ati, ndërsa fëmija është birësuar.”, shton Laze Gjokhilja, vëllai i 69-vjeçares.
Vitet kaluan. Sot pas afro 62 vitesh e vetmja që mungon në familjen e madhe Gjokhilaj është Mria . Përmës një prej një prej vëllezërve të saj, Laze kjo histori erdhi e rrëfyer në “Pa gjurmë”, i cili në përmbushje të amanetit të nënës Maria kërkon fatin e motrës binjake të birësuar pas dramës që tronditi familjen e tyre. /Burimi:Shqiptarja.com/