Gjatë gjithë mbrëmjes dhe aktualisht, vijojnë reshjet e shiut në të gjithë territorin, kryesisht me intensitet të ulët. Nga komunikimi me strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkive, deri në këtë moment nuk raportohen situata problematike.
Nga DRV Shkodër informohemi se në segmentin rrugor Hani i Hotit – Vermosh kanë filluar reshjet e deborës, me trashesi rreth 10 cm, momentalisht ky aks rrugor është i kalueshëm me goma dimërore. Kontratori është prezent me mjete dhe punëtorë për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Nga strukturat e OSHEE nuk raportohen situata problematike. Nga DrUK Lezhë, nuk raportohen probleme në infrastrukturën kulluese.