Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme familjen e Dallëndyshe Lurit, që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit, duke humbur shtëpinë. Ashtu sikurse edhe mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qira deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar. Mes qarjes së halleve me familjen, kryeministri Rama nuk i kurseu edhe batuat me djalin e vogël të familjes, Brendonin, ndërsa i ka dhënë një dhuratë.
“Si ka mundësi që jeni të gjithë njësoj ju? Ju qesh buza vetëm kur shikoni pako. Po si shpiegohet kjo? Unë gjithë ky byrrë këtu dy metra më pe dhe s’ma vare fare. Sa pe pakon, buza vesh më vesh. Si ka mundësi kjo more Brendon?”, tha ndër të tjera kryeministri.