Rudina Dembacaj ka festuar dje ditëlindjen e parë si bashkëshortja e Mark Frrokut e me këtë rast çifti ka udhëtuar drejt Italisë. Moderatorja ka realizuar shumë video e foto të cilat i ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjete sociale për t’u treguar se si po e kalon këtë ditë të veçantë në Capri. Mirëpo në një nga videot e publikuara në Instastory, aktorja e humorit i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë.
“Ju falënderoj të gjithëve pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falënderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan, por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren e tij. Në këtë rast gruaja jam unë që i them ‘mos pi më’, shoku jam unë që i tregoj çdo lloj pjeshke të bukur që lëviz në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t”,- ka thënë Rudina.
Dyshja duken shumë të dashuruar teksa kanë pozuar edhe në një jaht luksoz, ku ka shkrepur disa imazhe të bukura, romantike krah njëri-tjetrit. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më një janar të këtij viti në Bashkinë e Tiranës.