Anton Kosteri kryetar i Dhomes së Avokatisë Shkodër ka reaguar për mbylljen përfundimtare të Gjykatës së Apelit Shkodër. Ai tha se vendimi i KLGJ- së është zhgënjyes por beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese do vazhdojë.
Ai deklaroi se kostot e shërbimit do të rriten pasi përfshihet kostoja e udhëtimit drejt Tiranës por dhe koha e humbur.
Jane 2100 dosje në vit nga Shkodra dhe afro 30 mijë nga gjithë Shqipëria që do shqyrtohen të gjitha në kryeqytet, në një godine që nuk ka kapacitetet fizike për të përballuar një situatë të tillë.
Ndërsa ka folur dhe për godinën e cila është ndërtuar vitet e fundit me kushte optimale si dhe fatin e 24 punonjësve për të cilët nuk ka akoma asnjë vendim.