Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë sot në mbledhjen online me Komitetin e Ekspertëve, shqetësimin që ka, pas lehtësimit të masave dhe rihapjes së parë të vendit, ndërkohë që virusi vazhdon të jetë në qarkullim.
Duke folur pas raportimit të bërë nga mjeku i njohur Tritan Kalo, Rama theksoi se “jam i shqetësuar për mundësinë që në kushtet e hapjes, njerëzit të harrojnë që faktikisht jemi të hapur, por e kemi mes nesh armikun e padukshëm”.
Sipas tij, “nëse nuk respektojmë rregullat e thjeshta e të njohura mund të biem pré e një vale tjetër. Se vala e dytë nuk është një riardhje e virusit me forca të reja, por është dorëzimi i njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar në pushtetin e virusit. Është një sfidë e madhe, të shpresojmë që të jemi të kujdesshëm dhe njerëzit të bëjnë si duhet detyrat e tyre të thjeshta”- tha ai.