Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugëve dytësore në fshatin Guci e Re në Njësinë Administrative Rrethina. Po punohet paralelisht në dy rrugë dytësore, me një gjatësi të përgjithshme 730 metër linear.
Administratori i kësaj njësie, Tonin Deda, flet për investimet e përfunduara dhe në zbatim të parashikuara në buxhetin e vitit 2020 por siguron se ato do të vazhdojnë edhe me buxhetin e vitit 2021.
Ndërhyrja e sistemim- asfaltimit në Guci të Re, parashikon kanalizime të ujrave të bardha me gjatësi 360 metër linear, 2280 metër katror sipërfaqe asfalti si dhe sinjalistikë vertikale e horizontale. Investimi me vlerë 9,6 milion lekë, bëhet i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.