Rehabilitimi urban i rrugës “Gjino Berri” në lagjen nr. 5 të qytetit të Shkodrës, po shkon drejt fundit. Një rrugë që bashkohet me rrugën kryesore “Vllaznimi”, edhe ajo e rikonstruktuar para disa kohëve, i sherben banorëve në një zonë rezidenciale me banesa private të ndërtuara pas vitit 1990.
Bashkia e Shkodrës ka akorduar nga të ardhurat e veta një fond 4.6 milion lekë, duke mundësuar ndërtimin e kanalizimeve të ujrave të bardha- KUB, bordura dhe trotuare aty ku është e mundur, shtresën asfaltike në një gjatësi 200 metër linear për të përfunduar me sinjalistikën. Kanalizimet e ujrave të zeza- KUZ janë kryer më herët ndërsa do të kompletohet edhe me ndriçimin LED.
Investimet publike të Bashkisë Shkodër do të vazhdojnë në këtë lagje ashtu siç edhe në lagjet e tjera të qytetit dhe njësitë administrative.