Nata e kaluar, ishte një tjetër natë e vështirë për repartin MZSH Shkodër, i cili vazhdon të përballet me shuarjen e zjarreve në territorin e Bashkisë Shkodër. Në orën 23.00 është shfaqur një vatër zjarri në kodrën e Berdicës së Sipërme. Menjëherë, është dërguar një mjet zjarrëfikës me tre efektivë. Rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, zjarri ka përparuar në një pjesë të fshatit Beltojë.
Menjëherë, u dërguan 2 mjete zjarrëfikës dhe 7 efektivë të MZSH Shkodër. I favorizuar nga era, zjarri po përhapej me shpejtësi. Për këtë arsye, u kërkua ndihma e kolegëve të Vau Dejësit dhe Malësisë së Madhe, të cilët dërguan në mbështetje nga një mjet zjarrëfikës dh 8 efektivë. Zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe ndërhyrja e mjeteve dhe efektivëve zjarrëfikës, u shpëtuan 8 banesa dhe varrezat e fshatit Beltojë.
Në ndihmë të efektivëve zjarrëfikës, ishin edhe 40 të rinj të fshatit Beltojë, të angazhuar nga administratori i NJA Berdicë. Rreth orës 6.45 është bërë e mundur që zjarri të shuhej plotësisht, duke shkaktuar dëme: 100 ha shkurre dhe bar i thatë, 300 rrënjë ullinj.
Bashkia Shkodër falënderon MZSH Shkodër dhe kolegët e tyre nga Vau dejës dhe Malësia e Madhe, të rinjtë e fshatit Beltojë që u angazhuan në fikjen e këtij zjarri.
I bëjmë thirrje banorëve në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, të jenë të kujdesshëm, të sinjalizojnë për çdo vatër zjarri që shfaqet. Po rrezikohen jetë njezëzish, prona të qytetarëve dhe njësi shërbimi. I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe agjensive ligjzbatuese, të hetojnë, të zbulojnë zjarrëvëniet e qëllimshme dhe të vënë para përgjegjësisë fājtōrët.