Bashkia Shkodër ka nisur prej disa ditësh procesin e verifikimit të dëmeve nga përmbytjet. Pas mëse 40 ditësh nën ujë, grupet në terren do të verifikojnë çdo dëm të shkaktuar nga shkarkimet e HEC- eve.
Kemi nisur me Njësinë Administrative Bërdicë, aty ku është tërhequr totalisht uji për të vijuar me njësitë e tjera të cilat janë ende nën ujë. Fatura financiare do t’i dërgohet Qeverisë Shqiptare për dëmshpërblimin e banorëve të Shkodrës.