Bashkia e Shkodrës ka vijuar shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për fëmijët e familjeve në nevojë. Në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 në lagjen “Mark Lula”, 35 fëmijë kanë marrë çantat e shkollës dhe mjetet e nevojshme shkollore për fillimin e procesit arsimor.
Në bashkëpunim me partnerët, Bashkia e Shkodrës çdo vit mundëson mbështetjen me çanta dhe mjete shkollore për fëmijët e familjeve në nevojë. Veç kësaj, në vijimësi këto familje mbështeten në mënyra të ndryshme nga Bashkia e Shkodrës, si një nga prioritetet e saj kryesore.