Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Velipoja, plazhi me vijën bregdetare nga derdhja e Bunës deri te Rana Hjedhun 15 km, ku vetëm 5 km në Velipojë Vilun Rrjoll përdoren.
Plazhi me ujë të ëmbël në çdo pikë të tij përveç ujësjellësit. Plazhi ku ka më shumë familje dhe fëmijë se kudo për gjatësinë bregdetare që natyra ofron. Plazhi ku mesatarja e një çadre dhe dy shezlongjeve është 7 euro dhe ka plot me 5 euro. Plazhi ku një kafe e gjen kudo me 0.8 -1 euro,ujin në shishe 0.9 -1 euro dhe misrat 1 euro. Po edhe ku mesatarisht një picë e mirëgatuar bën nga 4-7 euro.
Plazhi ku çadrat në pjesën më të madhe janë 4 metra larg njëra-tjetrës dhe ku ka 1 km, me ndarje të ndryshme të plazheve të lira për të gjithë.
Velipoja është plazhi ku njerëzit pushojnë e gëzojnë akoma familjarisht. Velipoja është në vijën e saj fantastike një Rock Beach.
Velipoja, plazhi i Shkodrës!