“Klasikja” e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana, nuk e humb asnjëherë shkëlqimin e saj. Në orën 20.00 të së dielës, në “Loro Boriçi” përballen dy pretendentë për trofetë e këtij sezoni.
Kuqeblutë vijnë pas fitores së parë në ndeshjen e parë me Partizanin në Tiranë, me dëshirën për të vijuar në të njëjtën linjë edhe me Tiranën, një tjetër skuadër kryeqytetase.
Trajneri Brdariç duket se e pret me padurim këtë ndeshje dhe bazuar edhe në mbështetjen e paralajmëruar të tifozerisë shkodrane, nuk e fsheh aspak optimizmin e tij për rezultat pozitiv.