“Festa e Liqenit” ka vijuar edhe sot në ditën e saj të dytë. I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia si dhe deputetja e PD- së Emilia Koliqi.
Edhe dita e dytë ka ofruar një menu të pasur me aktivitete. Kuptohet, aktivitetet që lidhen me ujin kanë qenë parësore dhe kanë marrë interesin më të madh, për shkak edhe të temperaturave mjaft të larta.
Në fjalën përshendetëse kryebashkiaku Spahia ka folur për vëmendje të shtuar për turizmin, falë zbatimit të projekteve në krahun përendimor të Liqenit të Shkodrës.
Aktivitetet kanë qenë të larmishme edhe në bregun e liqenit, në qendër të Shirokës, ku nuk kanë munguar eskpozitat, panairi por edhe degustimi i produkteve të zonës.