Kryetari i PD- së Sali Berisha ka dalë sot në mbështetje të protestës së pedagogëve. Ai ka ka cilësuar kerkesat e tyre të drejta, teksa ka kujtuar se në Kosovë pagat e pedagogëve janë aktualisht dy herë më të larta se në Shqipëri.
“Sot, univestitetet e vendit ishin në grevë. Dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata punonjësve të universiteteve dhe studentë që u përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve. Pas qëndrimit cinik, arrogant të papëgjegjëshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit.
Ky vendim është një vendim i jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot në Univesitetin e Prishtinës, pagat janë afërsisht dy herë më të larta se sa në Univesitetin e Tiranës.”, ka thënë Berisha.
Ai ka sjellë në vëmendje çeshtjen e inceneratorëve, duke u shprehur se paguhen para pa u ndërtuar. Po ashtu, Berisha ka folur për paratë e harxhuara nga qeveria për “Kopshtin e Edenit” në kryeministri apo 6 milion euro për satelitët.
Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin protestën e pedagogëve, duke i konsideruar kerkesat e tyre të drejta.