“Përballje me të brendshmen…”, ishte ekspozita etnografike e prezantuar në Muzeun Historik të Shkodrës, në kuadër të javës të aktiviteteve për 8 Marsin, organizuar nga Bashkia e Shkodrës. Veshjet e brendshme tradicionale të grave në zona të ndryshme të Shkodrës, janë prezantuar në një ekspozitë, e cila ishte e para në llojin e saj.
Janë veshje që janë përdorur gjerësisht, veçanërisht në zonat rurare, deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Aktivitetet e organizuara nga Bashkia Shkodër në kuadër të 8 Marsit vazhdojnë.