Shkruan në Facebook Klodian Zhivani, gazetar: Në nji qytet, ku nuk pyet kush për rregulla e ligje…
Në nji qytet, ku lëvizja në zonën muzeale ndalohet mbas orës 19:00 por aty mungojnë vetëm parakalimet e Verstappen dhe Alonso.
Në nji qytet, ku ambulanca me urgjencë futet për ti dhanë ndihmën e pare qytetarëve por makinat kundravajtje, të detyrojnë të kthehesh mbrapsht.
Në nji qytet, ku vetë policia then ligjin dhe në orarin e ndaluem, kalon mes për mes zonës muzeale dhe njerëzve.
Në nji qytet, ku ti shijon bukuritë që i kan falë Gjuhadolit, mendjendriturit e dikurshëm por rrezikon të dalesh sakat sepse mendjeshkurtnit e kohëve moderne me makina kërcejnë mbi vesh.
Në nji qytet ku rregullat janë vl…