Pyetja shekullore që ka ngritur mijra teori konspiracioni dhe ka çuar deri në ekstreme imagjinatën njerëzore, tashmë duket se e ka një përgjigje.
Zëdhënësi i Marinës së SHBA, Joe Gradisher dhe Luis Elizondo, një zyrtar i inteligjencës ushtarake që drejton njësinë e fshehtë të Pentagonit për UFO-t, kanë konfirmuar dje se “Videot që tregojnë UFO në fluturim në imazhet termik të kapura nga pilotët e Akademisë së Shkencës dhe Yjeve në vitet 2004, 2005, 2017 dhe 2018 janë autentike”.
Filmimet e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, tregojnë imazhe termik të fluturimeve të objekteve të paidentifikuara, një term që tashmë duket i vjetëruar.
Imazhet që bënë xhiron e botës dhe konfirmimi i Marinës amerikane, i kanë bindur akoma më shumë njerëzit se bëhet fjalë për UFO dhe videoja është prova e parë e vërtetë e ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.
“Ai ishte një objekt i bardhë, i rrumbullaktë dhe i shtypur në pole, që lëvizte në mënyrë të çrregullt” – tha piloti i Marinës së SHBA David Fravor, tashmë në pension.
“Ndërsa u afrova … ai rriti shpejtësinë dhe u zhduk në më pak se dy sekonda. Lloji i lëvizjes ishte krejtësisht i ndryshëm. Ai kishte aftësinë të ngrihej vertikalisht nga niveli zero në rreth 5 000 metra.”.
Sipas zëdhënësit të Marinës amerikane Joe Gradisher, në kampet e stërvitjes së Akademisë “Ka sulme të shpeshta nga ana e objekteve të paidentifikuara që përbëjnë rrezik për sigurinë e fluturimit të avionëve”.
Për shumë vite pilotët ushtarak amerikan nuk i kanë raportuar inkursionet e objekteve të panjohur për shkak të stigmës që shoqërohet me terminologjinë “objekte të paidentifikuara”.