Në vigjilje të festës së shenjtë të Krishlindjes, arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, president i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dha mesazhin e tij duke përmendur disa prej problemeve kryesore të shoqërisë shqiptare që nga gjakmarrja, vrasjet, droga, varfëria duke uruar që përmes besimit në Zot të gjejnë një zgjidhje.
Arqipeshkëvi Massafra tha gjithashtu se lufta në Ukrainë po lë plagë të thella dhe ata që preken më shumë janë vendet e lindjes mes të cilave edhe Shqipëria.
Arqipeshkvi i Shkodrës Massafra në mesazhin e tij uroi që besimtarët dhe qytetarët të jenë sa më pranë njëri – tjetrit në këto festa dhe vitin e ri 2023.
Ndalimi i luftës në Ukrainë dhe mbizotërimi i paqes kudo edhe në shtetet e tjera ku ka luftë janë kryefjalë edhe e mesazhit të kishës ortodokse shqiptare në këtë Krishtlindje. Famullitari i kishës ortodokse në Shkodër Atë Nikolla Petani tha se për shkak të luftës në Ukrainë dhe shtete të tjera në konflikt mbizotëron një hidhërim i pamasë.
Atë Petani në këtë mesazh foli edhe për egocentrizmin që shfaqet në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë si një fenomen negative që duhet të mposhtet nga të gjithë.
Duke përcjellë mesazhin e Atë Anastasit, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Atë Petani tha se duhet të mësojmë nga shembulli i Jezusit.