Eshte pastruar sot një tjetër zonë e ndotur nga hedhja pa kriter e mbetjeve në qytetin e Shkodrës. Tek ish ndërtesa e Thertores, në afërsi të Urës së vjetër të Bunës, është ndërhyrë sot me punonjësit dhe mjetet e shërbimeve publike të Bashkisë duke bërë të mundur heqjen e tonelatave mbetje të depozituara prej kohësh, që e kishin kthyer këtë në një nga pikat më të ndotura të qytetit. Pas heqjes e mbetjeve ështe kryer edhe larja e gjithë hapsirës së liruar.
Aksioni i sotëm është në vazhdën e zbatimit të planit të masave për pastrimin e territorit nga mbetje të hedhura pa kriter në vende të pa miratuara.
Një ditë më parë u realizua pastrimi i dy vend-depozitimeve me mbetje në lagjen 4, ne Tepe dhe dy të tjera në rrugën “7 shaljanët” lagje 5.
Bashkia përsërit thirrjen drejtuar qytetarëve edhe të gjithë atyre që zhvillojnë aktivitet industrial si fasoneri, gomisteri, ndërtim etj, të zbatojnë ligjin.
Mbetjet fasone industriale dhe teknologjike duhet të trajtohen dhe të depozitohen sipas legjislacionit në fuqi, kontenieret janë vetëm për mbetjet bashkiake, jo industriale dhe inerte.