Në festën e pashkëve katolike, kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka marrë pjesë me në pritjen zyrtare të mbajtur nga Arqipeshkvia me rastin e festës së pashkëve që simbolizon edhe festën e ringjalljes. Në mesazhin përcjellë për mediat Kryetari i Bashkisë Shkodër, theksoi se festat në Shkodër kanë në themel të tyre tolerancën mes njeri tjetrin dhe harmonine mes të gjithë besimeve.
Festa e pashkëve u shpreh kryebashkiaku, kjo festë ringjalljeje është edhe një mesazh rindërtimi për Shkodrën në të gjitha fushat. Mesazh me rastin e festës së pashkës ka përcjellë edhe Prefektja Majlinda Angoni dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Edmond Ndou.
Pas vizitave zyrtare ne Katedralen e Shkodrës, kryebashkiaku Benet Beci, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja ka uruar besimtarët edhe pranë Kishës Biblike Baptiste, “Fjala jonë është e verteta”. Kryebashkiaku është takuar me drejtuesit e këtij komuniteti ku ka ndarë mesazhet e paqes, harmonisë dhe solidaritetit mes njeri tjetrit ne Shkodër.