Vllaznia ka “krye detyrën” edhe përballë Bylis në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kanë marrë fitoren e duhur dhe të merituar, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren me ballshiotët.
Goli i parë mban firmën e Stojanoviç. Pas një goditje këndi, në minutën e 47- të, Stojanoviç me kokë mposht portierin Hasanbelli duke i dhënë avantazhin Vllaznisë. Duhet thënë se në pjesën e parë, kuqeblutë kanë shpërdoruar mjaft raste për gol, i cili erdhi menjëherë në fillimin e të dytës.
Ndërkohë, ka patur kohë edhe Balaj të gjejë golin e radhës në minutën e 80- të. Dodaj, i futur në pjesën e dytë, jep një asist për bomberin në zonën e miqve dhe Balaj e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë.
Me këtë fitore, Vllaznia qendron në krye të Superligës, duke arritur në kuotën e 13- pikëve.