Vllaznia është mundur mbrëmjen e të merkurës në “Loro Boriçi” nga Egnatia. Duket se çdo gjë u vendos në minutën e 17- të, teksa Dragoshi la kuqeblutë me një lojtar më pak në fushë. Pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Spahiut, arbitri e largon nga fusha me të kuqe.
Megjithatë, Vllaznia pati 3- 4 raste teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë, Egnatia e vë në veprim epërsinë e një lojtari në fushë. Kështu, në minutën e 48- të, Isgandarli kalon miqtë në avantazh.
Me një lojtar më pak, Vllaznia përpiqet të gjejë golin e barazimit, ndërsa në minutën e 90- të, vjen edhe goli i nokautit për vendasit. Stojanoviç bën një gafë të pafalshme dhe Duamena shënon me lehtësi përballë portës bosh.
Nuk mjaftojnë as 6 minutat e shtesës për të ndryshuar diçka, teksa Egnatia e sheh veten në krye të Superligës me 13 pikë ndërsa Vllaznia mbetet me 8 pikë në renditje.