Ndeshja e javës së tetë, ajo mes Laçit dhe Vllaznisë përfundoi në barazim 1-1. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 53-të me anë të Akinyemi, megjithatë shkodranët rikthyen baraspeshën në minutën e 67-të falë golit të Herald Markut.
Kështu, u mbyll në “paqe” sfida në Laç, teksa skuadrat ndanë nga një pikë që në fakt nuk kënaq asnjërën prej dy ekipeve me kurbinasit që mbeten në vendin e fundit të renditjes me pesë pikë.
Ndërsa nga ana tjetër, shkodranët shkojnë në tre ndeshje pa fitore dhe mbeten në vendin e pestë me 11 pikë.