Vllaznia është konfirmuar tashmë si pretendente e rëndësishme për “Final 4”, teksa ka mundur një rivale direkte si Skënderbeu me rezultatin e thellë 5-0 n ndeshjen e fundit për vitin 2023.
Një ndeshje pa histori, ku Gruda realizon një tregolësh, Bala një dhe një autogol nga Frashëri. Nuk mund të mbyllej më bukur viti 2023 për Vllazninë, e cila e sheh veten në mes 4 më të mirave që do të diskutojnë trofeun.
Ndeshja mes dy skuadrave në fakt ishte e hapur dhe në pjesën e parë ata nuk rrezikuan shumë portat kundërshtare. Por shkodranëve u mjaftoi në këtë fraksion loje goli i Grudës për të kaluar në avantazh e për të qenë më të qetë. Ishte i njëjti lojtar ai i cili dyfishoi shifrat pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe kjo ndryshoi tërësisht tablonë e ndeshjes.
Skënderbeu u hodh plotësisht në sulm për të rihapur sfidën dhe gaboi shumë në prapavijë, duke i dorëzuar topin me vazhdimësi shkodranëve të cilët shfrytëzuan maksimalisht çdo rast. Ata shënuan me Balajn, përsëri Grudën e në fund edhe me autogolin e Frashërit që vulosi fitoren e thellë 5-0 që “blindon” vendin në katërshe për kuqeblutë në fundin e gjysmës së sezonit.