Vllaznia ka qene shume prane fitores por ajo i ka ikur nga duart ne minuten e 99-te nga goli i pesuar nga Ivanoviç dhe i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 1-1 pasi me pare kishte shenuar Latifi me 11-metersh.
Ndeshja ka nisur e qetë për të dy ekipet të cilat në minutat e para kryesisht luajnë në mesfushë. Por me kalimin e minutave, është Vllaznia e cila me anë të disa kundërsulmeve tenton herë pas here që të godasë portën e Qirkos por nuk ia del.
Dy minuta para fundit ndërkohë është Lorenco Vila i Teutës që ka rastin më të mirë për shënim. Ai “harrohet” në zonë nga mbrojtësit e Vllaznisë, del përballë Zogoviç, por gjuajtja e tij përfundon shumë metra mbi traversë. Në këtë mënyrë kjo pjesë do të mbyllej në shifrat e barabarta 0-0.
E dyta nis sërish me të njëjtën mënyrë loje, derisa do të vinte minuta e 60-të kur arbitri Bastari pas konsultimit edhe me sistemin VAR ka akorduar 11-metërsh për Vllazninë, për prekje të topit me dorë nga njëri prej lojtarëve durrsakë. Nga pika e bardhë, Latifi nuk ka gabuar duke e dërguar topin në rrjetë.
Teuta mundohet të reagojë dhe menjëherë ka një mundësi të mirë me Aleksin por topi i gjuajtur prej tij përfundon jashtë. Vllaznia është më e qetë në administrimin e avantazhit dhe mbrohet mirë, por pa harruar edhe kundërsulmin e shpejtë herëpashere.
Teuta ka tentuar deri ne fund per te barazuar dhe ka patur edhe ndonje mundesi tjeter, megjithate nuk ia ka dale. Ne minuten e 87-te nderkohe, arbitri Bastari i drejtohet edhe njehere sistemit VAR per nje rast te diskutueshem per 11-metersh ne favor te vendasve. Por vendimi eshte per goditje denimi jashte zone. Megjithate ne minuten e 99-te Ivanoviç do te shenonte duke barazuar rezultatin ne 1-1.