Vllaznia nuk mund ta vazhdojë më tej ëndrrën e saj për të ecur në Ligën e Kampioneve. Në finalen e grupit të 7- të në “Loro Boriçi”, vajzat kuqeblu janë mundur nga vajzat islandeze të Valur.
Dihej se Islanda e mjaft të zhvilluar futbollin e vajzave por besohej se pas fitores 4- 2 me Hajvalinë, vajzat shkodrane do të mund të rivalizonin denjësisht përballë Valur.
Islandezet kalojnë në avantazh në minutën e 23′ me Agustsdotir pas një dalje të gabuar në zonë të portieres së Vllaznisë. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.
Duhej pritur minuta e 81- të për të parë një tjetër gol, përsëri nga miket islandeze. Një vendosje gabim e mbrojtjes shkodrane dhe Valur rrit avantazhin me dy gola me Bjorgvinsdotir.
Mendoje ndeshje e mbyllur për për pak minuta i dha shpresë Vllaznisë supergoli i Megi Doçit në minutën e parë shtesë nga tre të akorduara. Por vetëm kaq, shpresë dhe paraqitje jo e mirë e vajzave shkodrane, sidomos në aspektin fizik që ra në sy më shumë përballë islandezeve atletike.