Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme përballë Kastriotit në transfertë, në javën e fundit të Superiores, por që nuk mjaftoi që shkodranët të shkonin në Europë.
Kjo gjë u vendos dhe nga fitorja e Kukësit përballë Tiranës, gjë që bëri që Vllaznia ta mbyllte në vendin e 5-të kampionatin.
Sfida nisi me një ritëm të ulët, ku në pjesën e parë nuk kishte shumë raste, por në të dytën u shënuan plot katër gola, 1 nga krutanët dhe 3 nga shkodranët.
Tani shpresa e vetme për Vllazninë është të fitojë Kupën përballë Laçit për të arritur një vend në Europë.
KASTRIOTI 1-3 VLLAZNIA
Kaina 58′ / Da Silva 46′, Gurishta (P) 78′, Aralica 83′