Vllaznia ka mposhtur 2-1 Teutën në sfidën e javës së 14-të të Superiores. Një fitore dramatike e shkodranëve në “Loro Boriçi”, që erdhi falë golit të ish-lojtarit të Teutës, Ildi Gruda.
Gruda u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë dhe vendosi takimin në minutën e 90-të. Më parë ishte Nasr që kishte barazuar me një gol kryevepër.
Pjesa e parë u mbyll ndërkohë në avantazh nga Vllaznia, te të cilët shënoi Bajrami. Me këtë fitore, Vllaznia merr provizorisht vendin e parë me 25 pikë, një më shumë se Partizani që do luajë të dielën me Laçin.
Në anën tjetër Teuta mbetet në kuotën e 17 pikëve duke u renditur në vendin e gjashtë.