Vllaznia bën detyrën në “Loro Boriçi” përballë Skënderbeut, fiton 2-0 dhe shkon në kuotën e 23 pikëve, aq sa ka edhe Kukësi (luan me Teutën këtë të hënë).
Ardit Hoxhaj dhe Ante Aralica ishin autorët e golave të ekipit shkodran, që përgjithësisht e dominoi lojën përballë Skënderbeut, që duhet vlerësuar për atë që tregoi në fushën e blertë.
Golin e parë kuqeblutë e shënuar e shënuan në minutën e 23-të, ndërsa llogaritë i mbyllën një minutë para përfundimit të kohës së rregullt. Një humbje që nuk ndryshon pozitat e skuadrës korçare në fundin e tabelës, në kuotë të barabartë pikësh me Egnatian e vendit të parafundit.
Vllaznia – Skënderbeu 2-0 (Ardit Hoxhaj 23′, Aralica 89′)