Siç është tashmë traditë, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç ka dalë para mediave në prag të sfidës shumë të rëndësishme me Kukësin për Superligen. Tekniku kuqeblu, ka patur në krah futbollistin Arlind Kalaja, i cili ka qenë edhe në rolin e përkthyesit për gazetarët nga anglishtja e Brdariç në gjuhën shqipe.
Duke folur paramediave, Brdariç e ka thënë qartë se objektivi i Vllaznisë kryesuese në ndeshjen me Kukësin, është fitorja. Ai ka shtuar se i njeh problemet e kuksianëve në javët e fundit, por synohen pikët e plota në ndeshjen e rëndëssihme që luhet nesër (të premten) në 18.00 në Elbasan Arena.
Bradariç nuk e ka konsideruar si problem të madh as mungesën e Gurishtës në repartin difensiv, duke shtuar se ka elementë që do ta zëvendosojnë. Nga ana e tij, futbollisti Kalaja, ka folur për atmosferën shumë pozitive në ekip, në anën teknike dhe atë psikologjike. Për Kalanë, bëhet fjalë për një ndeshje kundër ish- kipit të tij Kukësit. /ShkodraWeb Media/