Shkodra në festë! Festë që u ndez në fakt në “Air Albania”, ku Vllaznia fitoi Kupës e Shqipërisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm. Kuqeblutë ngritën për herë të tetë në histori këtë trofe, të cilin e kishte fituar edhe një vit më parë, fiks në të njëjtën datë, me 31 maj, përballë Skënderbeut.
Këtë herë skuadra e mposhtur nga ekipi shkodran ishte Laçi, që megjithëse kaloi i pari në epërsi që në fillin të sfidës me Guindo, nuk ia doli të mbronte epërsinë, duke pësuar dy gola, që ishin njëri më i bukur se tjetri. Në minutën e 18-të barazoi Hoxhaj me kokë, pas krosimit të Latifit, ndërsa në shtesë, pikërisht në minutën e 95-të, Adili realizoi një gol vendimtar nga një distancë e largët, por jo pa faj është edhe portieri Dajsinani, që duhet ta kishte kontrolluar më me kujdes trajektoren e topit.
Rezultoi e treta e vërteta për Mirel Josën, që i shton palmaresit tij Kupën e katërt dhe bëhet trajneri shqiptare me me shumë trofe, plot 12 (5 kampionate, 4 Kupa dhe 3 Superkupa), duke lënë pas Zihni Gjinalin (11 trofe).
Vllaznia-Laçi 2-1 (Hoxhaj 18′, Adili 95′ / Guindo 4′)