Vllaznia merr një tjetër barazim pa vlerë në ndjekjen e ëndrrës së titullit kampion. Po ashtu, regjistrohet edhe kartoni i kuq i radhës, këtë herë për gardianin e portës Zogoviç. Kuqeblutë realizuan përmbysjen 1- 2 por në fund, vendos një penallti e akorduar nga gjyqtari Laver Alla dhe i konfirmuar nga VAR.
Pjesa e parë nuk ka treguar Vllazninë e zakonshme që luan bukur, kontrollon lojën dhe rrezikon. Goli i parë i ndeshjes ka ardhur nga vendasit por përmes një shkodrani që luan në Korçë, Ardit Nikaj. Pas një topi të futur në zonë, edhe pse shtatshkurtër, gjen kohën e duhur dhe dërgon topin në rrjetën e Zogoviç.
Për të parë golin e barazimit të Vllaznisë, duhet pritur minuta e 41- të, kur Da Silva, pas një topi të marrë nga krahu i majtë nga Bulatovic, realizon duke vendosur barazpeshën. Mbyllen kështu 45 minutat e para pas 4 të shtuara nga Alla.
Pjesa e dytë nisë më e mirë prë Vllazninë, e cila vendos presing afër zonës së korçarëve. Nuk vonon dhe kjo lojë sjellë golin e përmbysjes me autor Mustedanagiç. Minuta e 52- të dhe Kryemi filtron një top në zonë për Mustedanagiç, i cili shënon.
Pas këtij goli, Vllaznia komandoi lojën dhe kishte raste të tjera për shënim por portieri Rexhepi ishte në ditë vertetë të mirë duke shpëtuar ekipin e vet. Dukej se kuqeblutë do të siguronin tre pikët, ndoshta edhe me ndonjë gol tjetër. Por nuk ndodh kështu.
Korçarët fusin një top pa shumë pretendime në zonë, Vrapi arrin ta prekë me majën e këmbës dhe rrëzohet në zonë, pas një kontakti minimal me Zogoviç. Allan drejton dorën nga pika e penalltisë por i drejtohet edhe VAR për ta parë me sytë e tij.
Rikthehet, drejton dorën nga pika e bardhë dhe nxjerr nga xhepi kartonin e kuq për Zogoviç, i cili ka një shpërthim nervash të dukshëm që mbase do ti kushtojë ndonjë dënim shtesë nga Dispilina e FSHF- së. Në portë futet Qarri dhe në minutën e 83- të nga pika e bardhë barazon Zguro.
Gjyqtari Alla shton edhe 67 minuta por nuk ndryshojnë asgjë. Vllaznia merr një barazim pa asnjë vlerë në garën për titullin kampion, ndërsa Skenderbeu një pikë të të shpëtuar nga rënia nga Superiorja.