Vllaznia është e dyta! Barazon me pikë Partizanin, i cili u mund me përmbysje nga Dinamo. Kuqeblutë mundën Teutën e Edi Martinit, në një ndeshje jo të lehtë, ashtu siç u paraqit edhe në fushën e lojës.
Të parët kalojnë në avantazh vendasit me Grudën, një ish- i Teutës. Sulmuesi shtyu topin në rrjetë në fund të një aksioni dhe gjyqtari Xhaja, pas sinjalizimit të anësorit e anuloi. U desh ndërhyrja e VAR- it që goli të quhej i vlefshëm.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Teuta arrin të barazojë. Pas një krosi në zonë, Arifi godet me kokë nga pika e penalltisë dhe Qarri, i penguar edhe nga balta në zonën e tij, sheh topin një rrjetë.
Qatip Osmani fut në fushë dyshen e freskës Gomesh- Çoba. Është ky që i jep fitoren e dëshiruar kuqebluve. Në një sulm nga krahu i djathtë, sulmuesi shkodran gjen golin, madje me një goditje me të djathtën që nuk është këmba e tij e preferuar.
Gjyqtari shtoi edhe 6 minuta lojë por rezultati nuk ndryshoi. Kuqeblutë barazojnë Partizanin me pikë në renditje, duke qenë tashmë të dytët në klasifikim pas Egnatias.