Partizani harron disfatën në derbi ndaj Tiranës dhe merr një fitore të madhe në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-2.
Të kuqtë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh pas një goli të Ardit Hoxhajt që me një goditje me kokë mposhti portierin Rexhepi, por në fraksionin e dytë, kryeqytetasit bënë autokritikë dhe përmbysën shifrat.
Fillimisht ishte Victor Da Silva ai që ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 67-të, ndërsa në të 86-tën i zakonshmi Skuka shënoi për të ndezur festën e madhe në kampin e kuq.
Pas këtij suksesi, Partizani ruan vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 15 pikë, tre më shumë se ndjekësit më të afërt, Tirana. Ndërkohë, Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 10 pikë të grumbulluara në shtatë javë.