Vllaznia është mposhtur në Irlandën e Veriut. Kuqeblutë pjesëmarrës në UEFA Conference League, janë mundur me rezultat të thellë, praktikisht duke hedhur një hap fals që në ndeshjen e parë në kompeticionin europian.
Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Belfast përballë ekipit vendas të Lifield. Ekipi shkodran ka rezistuar deri në minutën e 57, kur ka ardhur goli i parë me autor Chris McKee.
11 minuta më vonë, vjen edhe goli i dytë i vendasve me të njëjtin autor si të golit të parë. Mbrojtja kuqeblu, mund të konsiderohet inekzistente edhe në rastin e golit të dytë.
Kanë kaluar vetëm 8 minuta dhe ka ardhur edhe goli i tretë i vendasve. Jack Scott ka çuar shifrat në 3 me 0, duke krijuar idenë se shkodranët do të munden thellë.
Ndërsa në minutën e 88- të vendasve iu është dhënë një karton i kuq, vetëm një minutë më pas Vllaznia ka arritur të shënojë me anë të Marku Juriç, atë që mund të konsiderohet goli i shpresës për ndeshjen e dytë në Shkodër pas 1 jave.